Një person ka vdekur dhe katër janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot. Në aksin Shkodër-Lezhë makina ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00. Viktima është Zef Uka nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës.

Nga të dhënat e para, mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje. Aksidenti i dytë është regjistruar në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat. Në makinë kanë qenë katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.