Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit janë arrestuar katër persona pasi janë kapur "mat" nga policia teksa drejtonin motorët pa patentë.
Pas kontrolleve të ushtruara nga policia Rrugore në lagje të ndryshme, ka rezultuar se 4 drejtues motorësh, banues në Durrës, nuk posedonin lejen e drejtimit.
Nga burimet zyrtare mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- R.C., vjeç 55, banues në Durrës, i cili u kap në lagjen nr. 17/1 duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Kinlon".
- Nj.K., vjeç 48, banues në Durrës, i cili u kap në lagjen nr. 17/1, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Gumeni Moto".
- B.T., vjeç 34, banues në Durrës, i cili u kap në lagjen nr. 8, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Xinxian".
- A.K., vjeç 48, banues në Durrës, i cili u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Vero".
Katër të arrestuarit në Durrës, akuzohen për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", sipas nenit 291 të Kodit Penal.