Disa orë pas krimit të rëndë të regjistruar në Memaliaj, policia ka arrestuar Arjan Shahajn, 35-vjeçarin që vrau babanë e tij me sëpatë. 

Autori u kap në Poçem, brenda një furgoni të linjës në aksin Tepelenë-Levan, ndërsa po udhëtonte drejt Fierit.

Gjatë ndalimit të mjetit nga policia, mësohet se 35-vjeçari iu ka bërë rezistencë forcave të policisë, duke i kundërshtuar me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt. Pas një sherri të çastit, i riu ka ndërmarrë aktin makabër, duke qëlluar me sëpatë mbi babanë 77-vjeçar Iljas Shahaj. 

Grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e shkaqeve të krimit brenda familjes.