Kapet hajduti serial në Kavajë, vidhte në banesa dhe grabiste qytetarët në rrugë

03/08/2020 - 17:11

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

21-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.07.2020, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin e shtetasit G. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e  drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj.

Pas 8 muajsh hetim, gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18-vjeçarin, Devis Hoti cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamu

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni këtë të martë në Itali.

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes së dy të moshuarve në Kretë.

Rëndohet gjendja e 40-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë një atentat pranë banesës së tij. Mediat në vend, duke iu referuar burimeve n

Drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për abuzimin 1.4 mln dollarë, është ndaluar nga Policia e Tiranës.

Arrestohet në flagrancë një person, banues në Arapaj të Durrësit, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Policia e Shtetit zbardh tentativë për vjedhje në fshatin Kropisht të Selenicës.

Një e re në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, raportoi këtë të hënë policia e kryeqytetit.