• Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim
  • Ndalohet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale " Vjedhja me dhunë"

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" 

Ky person ka qënë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmentin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130 dhe 25 i Kodit Penal.