Një 17-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e të dielës nga policia italiane për shitje të drogave të forta.

Karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth stacionit Vado Ligure, pasi ishin vënë në kërkim të një hajduti, i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por teksa kërkonin hajdutin, ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai iu nënshtrua kontrollit policor dhe si rezultat iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove.