Kërcënoi gruan dhe 3 fëmijët: “Do t’ju vras”! Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

16/02/2020 - 11:42

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë dhe bëhet fjalë për Osman Memajn.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor “Befasia”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Sekuestrohen dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.

Tri automjete u përfshinë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë, për shkaqe të paqarta.

Ka shkuar në 26 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier, ku mëngjesin e sotëm është konfirmuar pozitive edhe një mësuese.

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Një pronari në Tiranë i është bllokuar lokali për 6 muaj, pasi theu urdhrin për herë të dytë.

Një çift të moshuarish kanë rezultuar pozitiv në lagjen 15 tetori në Fier.

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.