Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje ish-gruan e tij dhe ka rrahur partnerin e saj. 47-vjeçari ka marrë një shufër hekuri dhe me ndihmën e dy bashkëatdhetarëve të tij, ka filluar të godasë shoqëruesin e ish-gruas së tij, raporton La Stampa.

Pas konfliktit, çifti ka bërë menjëherë denoncim në polici, ndërkohë që shqiptari dhunues u arrestua mbrëmjen e djeshme në një bar në qendër të qytetit.

Shqiptari u dërgua në burgun e Astit, ndërsa fëmija i çiftit tashmë të ndarë iu besua xhaxhait të nënës së tij. Shqiptari 47-vjeçar duhet të vuajë një dënim prej 2 vitesh e 9 muajsh.