Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në makinën ku ata po udhëtonin janë gjetur 19 kg kokainë, e vendosur në disa pako.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë ndaluar një automjet me targa gjermane, në të cilën udhëtonin shqiptarët dhe gjatë kontrollit kanë gjetur sasinë e lëndës narkotike.

Burri i ndaluar është i moshës 33-vjeçare rezident në krahinën e Varezes, kurse gruaja 22 vjeçe rezidente në Shqipëri, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije. Në rast se kokaina do të shitej në treg, shqiptarët do përfitonin 2 milionë euro.