Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Breshia, gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme.

52-vjeçari shqiptar sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin prej 10 vjetësh dhe më pas kishte rifilluar jetën e tij.

Sipas mediave italiane, fillimisht pasi doli nga burgu, shqiptari u përpoq të jetonte me ndershmëri por qëllimet e tij të mira zgjatën shumë pak.

Në shtëpi iu gjet 1 kilogram kokainë, 16500 euro dhe një pistoletë. Po ashtu, ai akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, trafikim, plagosje dhe mbajte të paligjshme të armëve.