Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e të shtunës nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:30.

33-vjeçari Mirsad Kuçi, gjeti vdekjen nga plagët e marra për shkak të goditjes me mjete prerëse nga xhaxhai i tij.

Policia e Shkodrës ka konstatuar se Bujar Kuçi, 62-vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë nipin e tij.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 62 vjeçarit dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.