Dy turistë shqiptarë ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

Për 22-vjeçarin Xhorxho Seferi nuk dihet ende asgjë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre.

Polumbarët e RENEA-s rifilluan kërkimet mëngjesin e sotëm për gjetjen e 22-vjeçarit në grykën e lumit Erzen. Ata i ndërprenë mbrëmjen e së shtunës, pas rënies së errësirës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.