Një aksident ka ndodhur sot në mesdite në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.

Një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka lënë të plagosurin në rrugë.

I plagosuri është identifikuar si Gëzim Bami, rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nga të afërmit e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapen e autorit të aksidentit.