Policia e Durrësit njofton se shkak për përfshirjen në flakë të mjetit “Benz” dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10 të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

“Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.