Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet rreth orës 09:50, tek Ushtari i Panjohur.

Një makinë me drejtuese shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një person i cili është ende i  paidentifikuar. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vijave të bardha.

Drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariatin nr.1 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.