Përveç anatarëve të grupeve kriminale, me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion janë arrestuar dy punonjës policie.

Në pranga është vënë një ish-shef komisariati dhe një oficer krimesh.

Ata janë Ergert Mitri, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morina, ky i fundit ish-efektiv i RENEA-s i kapur pak kohë më parë me 113 mijë euro të padeklaruara në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Janë 43 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK që përfshijnë emra të njohur të botës së krimit në vend.

Kryesisht raportohet se arrestimet janë lëshuar për vëllezërit Duka, Avdylajt, Valter dhe Durim Bami, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, biznesmeni shkodran Miri Bruli e të tjerë.