Dy persona të shpallur në kërkim nga Interpol me flamur të kuq, janë arrestuar.

Shtetasi Denis Meta është arrestuar në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali. 

Tuku ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks Ndrka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.