Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës.

Mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor rreth moshës 74 vjeç.

I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.