Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan, që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar edhe pse dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Një mjet tip “Peugeot” është përplasur me autobusin e udhëtarëve Fier-Levan. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës për gati 20 minuta duke krijuar radhë të gjatë trafiku.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar mennjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht pasi rezultoi pa të plagosur, kanë qëndruar vetëm uniformat blu, të cilat po hetojnë shkaqet e plota të këtij aksidenti.