Një person ka humbur jetën si pasoje e përplasjes së një makine me një motoçikletë në Fier.

Mësohet se viktima është Ded Ndoi, i cili po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një makinë në Bypassin e Fierit.

Policia njofton se rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

24-vjeçari që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.