Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00. 

Autorët mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua rreth 50-vjeç dhe i kanë dhunuar. 

Më pas ata kanë marrë 100 mijë lekë të reja. Policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët.