Një bankë është tentuar të grabitet rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Fushë-Krujës.

Mësohet se kanë qenë 3 persona të maskuar me leva ka hyrë me forcë në bankë.

Ata hapën derën kryesore dhe tentuan të marrin kasafortën, por alarmi iu ka prishur planet dhe më pas janë larguar menjëherë.

Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.