Një motoskaf me flamur holandez, i cili drejtohej nga një italian, është mbytur pranë brigjeve të detit Jon.

Rreth orës 11:30 të paradites së sotme motoskafi lëshoi alarmin SOS, ndërsa drejt tij u nisën 2 mjete të policisë kufitare, të cilët mundën të shpëtonin shtetasin italian.

Mjeti i lundrimit, 16 metra i gjatë, ishte nisur nga Korfuzi drejt Sarandës, por pësoi defekt 5 milje larg bregut, në vendin e quajtur "Kapoqefal".