Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën me disa lloje të ndryshme drogërash.

E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh, gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.