Përfshihet nga flakët në ecje një makinë “Benz” në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në kryqëzimin pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer impianti i gazit. “DurrësLajm” mëson se makina është e Ilir Nishanit, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani.

Drejtuesi i makinës fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

E gjithë zona u pushtua nga tymi dhe incidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një nga kryqëzimet më të ngarkuara në qytet.