Një makinë është shkrumbuar sot në aksin rrugor Himarë-Sarandë, pasi ka marrë flakë në ecje.

“Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.