Olsian Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë e Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve ka lënë edhe shtratin e spitalit.

Tragjedia gjatë mesjavës në familjen Hajdari ndodhi në dhomën e çiftit të martuar plot një javë më parë, kur e ëma e 27 vjeçarit u shokua kur gjeti në koma të birin dhe nusen e tij.

19-vjeçarja mbërriti e vdekur ne spital, ndërsa Olsiani pas një dite ne gjendje të rëndë e kaloi të keqen dhe të dielën doli nga spitali.

Stafi i mjekëve pasi thirri një psikologe komunikoi me të rreth asaj çfarë ai mbante mend nga nata e fundit në shtëpinë e tij. Sipas Olsi Hajdarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi. Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kanë dërguar.

Ai ka mësuar në prani të psikologes atë që ka ngjarë.