Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi njëri drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa tjetri drejtonte pa leje një motor.

Mësohet se ky i fundit është rrëzuar dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të lehta.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

H. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.