Një i ri është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka kryer tre vjedhje në të njëjtën banesë.

Në pranga ra Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit  J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lekësh të rinj, si edhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se 18-vjeçari është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht:

Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek ëtë reja, si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.