Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi. Shqiptari ishte i dënuar përjetë por pasi kishte marrë leje për të dalë nga burgu, nuk u kthye më kur i mbaroi afati.

Policia greke bën me dije se shqiptari është arrestuar teksa shiste heroninë në një zonë të Atikës. Gjatë një operacioni atij iu sekuestrua një sasi heroine që e kishte me vete, që peshonte 5 kilogram, një peshore elektronike, një shumë parash prej 1.050 €, një pasaportë, 2 telefona celularë.

43-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë me dije ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm për disa vepra penale si vrasje me paramendim, tentativë vrasjeje, komplot për të kryer vjedhje dhe grabitje me armë, armëmajtje pa leje.