Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në rrugën e re të ish-Kënetës në lagjen nr.17 në Durrës.

Viktimë mbeten nuse dhe vjehërr, Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeç.

Dy gratë, mësohet se sapo kishin zbritur nga një autobus urban, kur u përplasën nga automjeti tip “BMW” me targë “AA 835 BD” .

Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar autori 22-vjeçar.