Ligor Biba, 55-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecit i cili u akuzua për përdhunimin e një 15-vjeçareje, ka dalë sot para Gjykatës.

Në seancën me dyer të mbyllura, 55-vjeçari do t’i përgjigjet akuzave për abuzim me një të mitur, e cila tashmë është shtatzënë.

15-vjeçarja me inicialet Xh.B thotë se Ligor Biba është personi që e ka dhunuar me forcë brenda banesës së saj në muajin mars të këtij viti.

Në dëshminë e saj para policisë, 15-vjeçarja ka thënë se fillimisht ka patur frikë të tregojë për ngjarjen, por pasi ka mësuar se është shtatzënë, presioni ndaj saj është shtuar.

“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time. Nuk e ndalova dot”, mësohet të ketë thënë në polici 15-vjeçarja.