Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pas një hetimi disa mujor, që u arrit në përfundimin se kishte tentuar të trafikonte për prostitucion një 19-vjeçare, si dhe dyshohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare.

Në pranga ka rënë 49-vjeçari Aliosha Emini, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet për të i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.