Shpëton për mrekulli shoferi i një furgoni në Shkodër, i cili ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kolaudimit të makinave në këtë qytet.

Mjeti, i cili përdorej për transport udhëtarësh nga Shkodra në Dukagjin, sapo ka dalë nga lavazhi, ka marrë flakë. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti duke i shpëtuar zjarrit.

Sakaq, në Pogradec është djegur një tjetër makinë e cila ka qenë në ecje në unazen e qytetit.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohe raportohet vetem per deme materiale. Burime nga policia bejne te ditur se dyshohet te jete aksidentale.