Një person ka humbur jetën në hyrje të fshatit Trevllazër, ku një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi me iniciale M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.