Një aksident me pasojë plagosjen e një biçiklisti ka ndodhur në Durrës një ditë më parë në lagjen nr. 16.

Një mjet tip “Suzuki” është përplasur me një “Ford” që drejtohej nga një shofer i dehur, e si pasojë është përfshirë në aksident dhe drejtuesi i një biçiklete që po kalonte në ato momente, shtetasi S.G. 63 vjeç, banues në Durrës.

Për të raportohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa për dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit T.H. (“Suzuki”) dhe F.B. (“Ford”), 41 e 33 vjeç, banues në Durrës, me leje drejtimi, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.