Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasonjë e një aksidenti te Unaza e Re.

Paraprakisht raportohet se burri i moshës 55 vjeç është aksidentuar nga një makinë në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Rolandit’ ,ose ndryshe zona te Fabrika e Miellit.

Deri tani nuk bëhet i ditur identiteti i personit të vdekur dhe shkaku i përplasjes.