Një pushues ka humbur jetën në Durrës.

Mësohet se një person rreth 70 vjeç ende i paidentitfikuar është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Sipas burimeve zyrtare viktima është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku dhe ka ndërruar jetë. 

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës "Iliria",  një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. 

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak.

Po punohet për identifikimin e kufomës.