Në person ka mbetur i plagosur nga një atentat me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë te rreth rrotullimi në lagjen 14 në Ish-Kënetë, pranë mbikalimit të Shkozetit. I plagosur ka mbetur shtetasi Julian Meçaj.
Mësohet se të shtënat kanë filluar që nga rruga dytësore në Maminas. Meçaj është dërguar në spital dhe dyshohet se ka dhe të plagosur të tjerë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.