Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në orët e vona në Vilë Bashtovë, ku pronarja e një restoranti, është plagosur me thikë.

Paraprakisht dyshohet si autor bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia ka shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.

Ndërsa burri në dëshminë e dhënë para policisë, pretendon se ka qenë gruaja ajo e cila i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij rasti.