Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, këta shtetas, pas një debati për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 24-vjeçar duke e lënë të plagosur rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.

Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.