Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para zyrtare lidhur me plagosjen e dyfishtë të regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.13.

Sipas policisë, disa persona janë përfshirë në një konflikt të çastit me mjete të forta dhe armë zjarri e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit”,– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.