Detaje të reja zbulohen për sherrin e ndodhur mes dy personave në zonën e "Unazës së Re" në kryeqytet rreth orës 10:15 të paradites së sotme.

Mësohet se shtetasi Rezmi Caushaj, 51 vjeç ka plagosur me thikë një 40-vjeçar, pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij më këtë të fundit.

Caushaj ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit ndaj edhe ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas i ka ngulur thikën duke e lënë të plagosur.