Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk vëhet me dije, është kapur me rreth 16 kg marijuanë.

Ai u prangos pas mesnatës në operacionin e zhvilluar në Drimitsa të Igumenicës. Shqiptari u kap teksa kalonte kufirin në këmbë duke mbajtur një çantë që përmbante 15 pako me 16.3 kg marijuanë.

Të riut iu sekuestrua edhe një celular.