Një atak kardiak i ka marrë jetën një 61-vjeçari, ndërsa ky i fundit po kthehej në Durrës me autobuzin e linjës Kakavijë-Durrës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05.00 të së shtunës.

Gjatë udhëtimit, 61-vjeçari P.Xh. është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë.

Sipas policisë së Durrësit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak të ndodhur gjatë udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.