Një 37-vjeçar maroken dhe një 42-vjeçar banues në Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mesohet se shtetasi maroken ka tentuar të kalojë pikën kufitare në port me dokumenta false ndërsa 42-vjeçari ka aksidentuar një person teksa drejtonte mjetin tip “Volkswagen”.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. S., 37 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 61 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.