Policia e Fierit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Cakrani”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.