36-vjeçari shqiptar, të cilin mediet italiane e identifikojnë me inicialet N.B. ka rënë një ditë më parë në prangat e policisë, në momentin kur po largohej nga Italia.

Shqiptari ishte dënuar me 7 vite burg me akuzën e trafikut të drogës, por prej 5 vitesh ishte në kërkim.

36-vjeçari është ndaluar nga policia e kufirit në Trieste, gjatë një kontrolli.

Shqiptari ishte në bordin e një automjeti me targa rumune, kur u ndalua nga policia kufitare. Gjatë kontrollit të pasaportës, policët nisën të dyshonin nisur nga nervoziteti i shqiptarit.

Në momentin kur vendosën të kontrollojnë më tepër detaje për identitetin e tij, policët italianë zbuluan se ai ishte shtetas në kërkim dhe e shoqëruan në burgun, në rrugën Coroneo.