Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri nga Fieri i cili qarkullonte me armë zjarri në makinë. Po kështu gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjendur dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi M. G., 22 vjeç, banues në Fier.

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, 22-vjeçari në drejtimin e një automjeti është ndaluar për kontroll fizik, ku i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.