Policia ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se pas një konflikti qëlluan në ajër me armë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Tafil Skëndo” në Kuçovë, ndërsa në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale; A.P, 34 vjeç dhe A.T, 19 vjeç.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për dy të arrestuarit, të dy banues në lagjen "11 Shkurti", Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.